E themeluar në vitin 1981, kompania në pronësi tërësisht portugueze ENERGIE EST, Lda. është mbajtësja ekskluzive e patentimit dhe manifakturimit të paneleve diellorë termodinamike. Qysh prej asaj kohe kompania është bërë e njohur brenda dhe jashtë vendit si një referencë në manifakturimin e paneleve për energji diellore. Qëndrueshmëria dhe efiçenca e shfaqur përgjatë viteve e kanë shndërruar ENERGIE në një kompani që merr vendime të mençura dhe që nxjerr një produkt me cilësi dhe rezistencë të dallueshme. Suksesi i sistemit të tyre – që mundet, të vendoset kryesisht në nivelin e ekonomisë së saj, efiçenca dhe qëndrueshmëria e krahasuar me llojet e tjera të sistemeve – ka zgjuar interesin e një numri gjithnjë e më të madh të klientëve në mbarë botën. Të gjitha produktet përmbushin kriteret më kërkuese dhe të prera, në mënyrë që t’i sigurojnë klientëve të saj standartet e cilësisë më të lartë. Përkushtimi kundrejt kërkimit e ka shndërruar ENERGIE në një referencë të njohur në çështjet e teknologjisë dhe kërkimit duke e bërë një prej kollonave strategjike të rritjes. Duke pasur këtë synim, kompania gëzon bashkëpunimin e universiteteve më prestigjoze dhe qendrave kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit dhe zhvillimit. Kompania aktualisht vepron në tregjet më të zhvilluara në mbarë botën.
Fushat e bashkëpunimit me Energie:
  • Paneli Termodinamik per prodhimin e ujit sanitar ne ambiente rezidenciale
    E vecanta e ketij paneli eshte se punon naten dhe diten, 365 dite te vitit i pavarur nga kushtet atmosferike, per t'iu siguruar uje te ngrohte ne cdo kohe.
  • Impiante me panele termodinamike per qellime komerciale dhe industriale.
    Ky sistem perdoret gjeresisht ne hotelet qe funksionojne ne te gjitha stinet
AL – TEK sh.p.k.
  • +355682000021
  • Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  • Rruga Llazi Miho 1027
    Kombinat - Vaqarr
    Tiranë - Shqipëri

powered by

WEB DESIGN, BUSINESS APPS, E-COMMERCE

open consulting